Ja pse Jose Mourinho duhet të drejtojë Barcelonën

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 19:47
Ja pse Jose Mourinho duhet të drejtojë Barcelonën

Legjenda braziliane Rivaldo e konsideron Jose Mourinhon si zëvendësuesin ideal të Xavit në stolin e katalanasve.

Rivaldo është i bindur se Mourinho është një person i madh dhe e njeh mjaft mirë klubin për të zëvendësuar Xavin.

“Ka shumë tifozë që nuk pranojnë lojtarë apo trajnerë që kanë luajtur ose drejtuar ekipin rival të tyre. Por Mourinho ka qenë tashmë te Barcelona, me Sir Bobi Robson, dhe ai është një person i madh. Duke marrë parasysh që ai është pa klub dhe situatën në Barcelonë, për mendimin tim, është më e lehtë për të që t’i bashkohet ekipit sesa Guardiola tani, dhe mendoj se do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Barcelonën, edhe pse disa tifozë mund të mos jenë të kënaqur me këtë zgjedhje. Pa dyshim që ai do të bënte një punë të shkëlqyer, ai e njeh ekipin, kampionatin spanjoll, Champions dhe ka shumë përvojë” – u shpreh Rivaldo.

Gjashtë arsyet e Rivaldos pse Moourinho duhet të drejtojë Barcelonën:

– E njeh klubin, ka punuar si përkthyes dhe ndihmës trajner midis viteve 1996 dhe 2000

– Njeri i madh

– Pa ekip, u largua nga Roma në janar

– E njeh kampionatin, fitoi një titull në La Liga gjatë kohës te Real Madrid

– Fitues i Champions, me Porton (2004) dhe Inter (2010)

– Me eksperiencë, karriera 37-vjeçare e trajnerit e ka parë atë të fitojë 26 trofe të mëdhenj.


(Kosova Sot Online)