![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës
![Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/21/auto_Prishtina-vs-Ballkani-1-1536x10251708504945.jpg)
FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.
Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.
Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.
Por, në minutën e 111-të, ishte Dabiqaj që shënoi autogol, me të cilën Prishtina u kualifikua në finale.
E aty, kryeqytetasit do të përballen me Ballkanin që e eliminoi sot Suharekën.
(Kosova Sot Online)