Lexoni edhe:
Mirlind Daku flet pas duelit : Faleminderit për përkrahje, nuk ka mbaruar me kaq
Rubin Kazan e mori mbrëmë një fitore të rëndësishme 2-0 në San Petersburg përballë Zenitit, i cili e kryeson ligën elitare ruse. Dhe, protagonist i ekipit nga Kazani ishte sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, i cili e shënoi golin e parë dhe asistoi në atë të dytë, transmeton "Kosova Sot Online".
E përfaqësuesin shqiptar në konferencë për shtyp pas ndeshjes së zhvilluar në “Gazprom Arena” e ka lavdëruar trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, i cili e vlerësoi lartë paraqitjen e ish-futbollistit të Dritës, Llapit e Ballkanit, i cili e kishte një eksperiencë edhe në Kroaci para se të transferohej në Rusi.
Mirlind Daku flet pas duelit : Faleminderit për përkrahje, nuk ka mbaruar me kaqLexoni edhe:
“E shihni vetë se si është Daku. Nuk dua ta lavdëroj, por sot ishte me të vërtetë një ndeshje shumë e mirë. E lavdërova tani dhe ai thotë: ‘Faleminderit Zot, të paktën një herë më ke thënë fjalë të mira’. I thashë se nesër do të dëgjonte diçka ndryshe”, ka thënë Rakhimov.
Daku i ka shënuar 6 gola dhe i ka bërë 4 asistime në këtë sezon me fanellën e Rubin Kazanit, ndërsa po mundohet ta mbajë këtë formë për ta bindur trajnerin Sylivnho që ta përfshijë në ekipin e Kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në Euro 2024.
Daku dha kontribut të çmueshëm në eliminatoret e Evropianit duke i ndihmuar Kuqezinjtë që ta siguronin kualifikimin në garën më të rëndësishme evropiane të futbollit.
(Kosova Sot Online )