
Lexoni edhe:
Gjashtë lojtarë të Barcelonës luajtën ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi
Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike.Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”, transmeton "Kosova Sot Online".
Dhe, sulmuesi i krahut i Lillet po i shfaq vlerat dhe dhuntitë e tij edhe në stërvitje, siç ka bërë në këtë rast, në një video të publikuar nga pikërisht ai në rrjetet sociale.
Gjashtë lojtarë të Barcelonës luajtën ndeshjen e tyre të fundit në shtëpiLexoni edhe:
25 vjeçari shihet duke “e trullosur” një lojtar kundërshtar me një veprim të cilin mund ta bëjnë vetëm lojtarët e klasit të lartë.
Përfaqësuesi kosovar më pas e vazhdon aksionin me veprime të tjera të rralla duke i mahnitur të gjithë.
Zhegrova e kaloi një sezon fenomenal me Lillen, ndërsa kjo mund ta ndihmojë që gjatë verës që po vjen ta bëjë një hap tjetër përpara në karrierë duke u transferuar në një klub më të madh evropian.
(Kosova Sot Online )