![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/22/200x200_IMG_0823_11716360140.png)
Lexoni edhe:
Sylvinho premton shumë vetëm pasi u bë shqiptar me letra: Na pret një sfidë më e madhe
Oleksandr Usyk është emëruar boksieri më i mirë në botë nga revista e specializuar për boks “Ring Magazine”, pasi mposhti Tyson Furyn në një përballje brutale në Arabinë Saudite.Në një natë që përcaktoi trashëgiminë, ukrainasi e rrëzoi britanikun me një fitore me pikë për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit me katër rripa në peshën e rëndë.transmeton "Kosova Sot Online ".
Fury e kishte nisur mirë përballjen, por pasi u godit nga një breshëri grushtesh nga Usyk në raundin e nëntë, iu dha një numërim dhe u shpëtua më pas nga gongu. Usyk ka mposhtur Naoya Inoue, mbajtësin e disa titujve kampion botëror – për të kaluar në vendin e parë.
Sylvinho premton shumë vetëm pasi u bë shqiptar me letra: Na pret një sfidë më e madheLexoni edhe:
Terence Crawford ishte i dyti, por tani ka rënë në vendin e tretë ndërsa Canelo Alvarez është i katërti.
Artur Beterbiev është i pesti me Dmitry Bivol dhe Errol Spence i gjashti dhe i shtati respektivisht. Gervonta Davis, Jesse Rodriguez dhe Junto Nakatani përfundojnë listën. Ndërkohë, Fury mbetet jashtë top 10-shes. Hera e fundit që Gypsy King ishte më poshtë ndodhi në nëntor të vitit 2021, kur përfundoi në vendin e dhjetë.
Usyk është boksieri i parë në 24 vjet që është kampioni i vetëm i sportit në peshën e rëndë dhe arriti që nga vendi i nëntë të ngjitej në vendin e parë – natyrisht pozicioni i tij më i mirë në karrierë.
(Kosova Sot Online )