Prishtina humbet gjasat për paraqitje në garat evropiane

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 19:40
 Prishtina humbet gjasat për paraqitje në garat evropiane

Me humbjen e sotme në finale të Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina humbet gjasat për paraqitje në garat evropiane.

Ballkani triumfoi në finale pas ekzekutimit të penalltive, duke lënë Prishtinën jashtë Evropës.

E në vend të saj tani në Evropë do të paraqitet Malisheva si e katërta në tabelë për herë të parë në histori të klubit.

Ballkani tani do të paraqitet në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Llapi, si vendi i dytë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në kualifikime për Ligën e Evropës.

Drita, si vendi i tretë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kurse, Malisheva garon në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.


(Kosova Sot Online)