
KFF Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e vajzave

KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e vajzave.
Klubi mitrovicas ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur KFF Kosova (VR), me rezultat 7:1.
Kjo ndeshje u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Kësisoj, futbollistet e klubit mitrovicas e mbyllin sezonin me kurorën e dyfishtë.
Paraprakisht, ato fituan titullin e kampionit në Superligë.
Dje gjithashtu u zhvillua edhe finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ku Ballkani mposhti Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.
(Kosova Sot Online)