Ekipi kosovar në CS2 ndan rrugët me organizatën Guild Esports

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 12:11
Ekipi kosovar në CS2 ndan rrugët me organizatën Guild Esports

Ekipi kosovar në Counter-Strike 2, Bad News Eagles ka ndarë rrugët me organizatën britanike, Guild Esports.

Kjo u bë e ditur nga vet organizata Guild përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

“Nga sot, Bad News Eagles dhe Guild Esports bashkërisht u pajtuan që të ndajnë rrugët. Jemi mirënjohës për ekipin për punën e madhe me fanellën e Guild dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ekipi kosovar pati një krizë të madhe dhe humbje të njëpasnjëshme kohëve të fundit, duke rezultuar edhe në prishjen e marrëveshjes me Guild. 

(Kosova Sot Online)