Bostoni bën një hap gjigant drejt finales së madhe të NBA

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 10:35
Bostoni bën një hap gjigant drejt finales së madhe të NBA

Boston Celtics ka bërë një hap gjigant drejt finales së madhe të NBA.

Celtics arritën fitore përballë Indiana Pacers me rezultatin 114:111, duke ngritur epërsinë në 3-0 në serinë finale të ‘Play-Off’ në Konferencën e Lindjes.

Në fakt, Pacers ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, duke arritur të shkojnë në pushim me epërsi 12 pikëshe.

Por, në pjesën e dytë Bostoni i rikthye, ku fitoren e siguroi falë fitimit të dy çerekëve, dominues ishin në atë të fundit.

Lojtari më i mirë i Bostonit ishte, Jayson Tatum, i cili ishte dy asistime larg një triple-double. Ai pati 36 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime. Ai u ndihmua edhe nga Broën që shtoi 24 pikë.

Në krahun tjetër, për vendasit nuk mjaftuan 32 pikët e Nembhard.

Bostonit tash i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA.

(Kosova Sot Online)