![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen
![Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/27/auto_AW205260_01-1-780x4391716800162.jpg)
Galatasaray ka mbrojtur titullin e kampionit në Turqi, duke fituar një kampionat të pabesueshëm me 102 pikë, vetëm tre më shumë se Fenerbahce në vendin e dytë.
Galata mundi Konyasporin 3:1 që i mjaftoi për të fituar titullin pavarësisht fitores bindëse 6:0 të Fenerit ndaj Istanbulsporit.
Pas ndeshjes, gjiganti turk në profilin e tij zyrtar në Twitter është tallur me rivalët e qytetit, duke ia kthyer në të njëjtën mënyrë siç kishte bërë Fenerbahce një javë më herët kur kishin fituar në shtëpinë e Gallatas.
Ata publikuan një videoklip të video lojës FIFA EA Sports, ku kapiteni i Fenerbahces, Edin Dzeko shkon për të marrë trofeun dhe për të festuar.
Në fund, Dzeko si kapiten ngre në ajër trofeun e padukshëm, të cilin donin të tregonin qartë se çfarë fitoi Fenerbahçe këtë sezon.
“Vetëm bujë, pa trofe” ka shkruar Galatasaray në profilin e tyre në Twitter duke i vendosur edhe disa figura duke qarë.
different year, same story 💀 pic.twitter.com/9HHXffhLdS
— 24x Turkish Champions 🏆 (@Galatasaray) May 26, 2024
Për Galatasarayn ky ishte titulli i 24-të i kampionit të Turqisë, ndërsa Fenerbahçe ka mbetur në 19.
different year, same story 💀 pic.twitter.com/9HHXffhLdS
— 24x Turkish Champions 🏆 (@Galatasaray) May 26, 2024
(Kosova Sot Online )