Ja kush pritet të jetë lojtari i radhës që largohet nga Man United

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 21:09
Ja kush pritet të jetë lojtari i radhës që largohet nga Man United

Manchester United arriti ta mbyll me trofe edicionin e sivjetmë, duke e fituar FA Cup përballë Manchester Cityt.

E tash, United ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm.

Pak ditë më parë u mësua se Raphael Varane do të largohet si futbollist i lirë.

I radhës që pritet ta ndjek rrugën e tij është Casemiro.

Ylli brazilian nuk është në planet e Djajve të Kuq pasi ka vuajtur edhe nga disa lëndime dhe drejtuesit e klubit duan shitjen e tij në verë.

E ardhmja e 32-vjeçarit duket se do të jetë larg Evropës, pasi klubet nga Arabia Saudite janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

Al Nass është favorit për të, por në garë janë edhe Al-Ettifaq dhe Al Ittihad.

Egziston mundësia që Casemiro të shkëput kontratën me Man Utd dhe të largohet si lojtarë i lirë.

(Kosova Sot Online)