Lewandowski lëndohet disa ditë para 'EURO 2024'

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 22:45
 Lewandowski lëndohet disa ditë para 'EURO 2024'

Sulmuesi i Barcelonës dhe kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski ka pësuar një lëndim, disa ditë para nisjes së “EURO 2024”.

Sulmuesi polak e nisi ndeshjen miqësore të Polonisë ndaj Turqisë nga fillimi, por në minutën e 32-të të ndeshjes u desh të largohej nga fusha e lojës.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij, por do të jetë një pikëpyetje për ndeshjen e parë të Polonisë, që ajo e zhvillon më 16 qershor ndaj Holandës.

Përveç “Lewas”, te Polonia shkaku i lëndimit, më herët e lëshoi ndeshjen edhe Swiderski.

Madje ky i fundit ishte edhe golashënues, duke tundur rrjetën e Turqisë në minutën e 12-të të ndeshjes, shtatë minuta para se të merrte rrugën për në dhomat e zhveshjes.

Polonia është pjesë e Grupit B në “EURO 2024”, aty ku përveç Holandës, bën pjesë edhe Austria e Franca.

Kombëtarja polake ishte në një grup me Shqipërinë në fazën kualifikuese për kampionatin evropian, mirëpo përfunduan të tretit, derisa plasmanin në “EURO” e gjetën përmes play-offit të Ligës së Kombeve.

(Kosova Sot Online)