Real Madridi me një lëvizje befasuese për transferimin e yllit të Juventusit

  • S.A /
  • 21 June 2024 - 12:18
Real Madridi  me një lëvizje befasuese për transferimin e yllit të Juventusit

Real Madridi do të humbasë Toni Kroos këtë verë, dhe Dani Ceballos është gjithashtu i interesuar për një largim nëse mund të gjejë një blerës me fuqi të mjaftueshme, transmeton "Kosova Sot Online ". Ndërkohë, Los Blancos janë lidhur me lojtarin francez Adrien Rabiot.

29-vjeçarit i skadon kontrata me Juventusin dhe aktualisht është ende në negociata me bardhezinjtë për një marrëveshje të re. Sipas Gazzetta dello Sport, Juve i ka ofruar Rabiot një marrëveshje dyvjeçare me 7.5 milionë euro në vit, me një opsion për një vit të tretë, por ai do të ishte i kënaqur t’i bashkohej bashkëlojtarëve francez si Ferland Mendy, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Kylian Mbappe te Real Madridi.

Nëse Real Madridi kërkon një mesfushor, atëherë Rabiot do të ishte një opsion i volitshëm dhe cilësor, pa konkurruar domosdoshmërisht për një vend titullari.

Megjithatë, nënshkrimi i një lojtari të moshës së tij në përgjithësi shkon kundër politikës së tyre të nënshkrimeve.

Fakti që ai ka qenë i lidhur me Barcelonën në muajt e fundit dhe aktualisht është në negociata, hodhi njëfarë dyshimi rreth historisë deri në konfirmim të mëtejshëm. 

(Kosova Sot Online )