
Armand Duka pas dënimit të Dakut: Futbolli s’e lejon nacionalizmin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka ka reaguar pas dënimit që UEFA ia shqiptoi me dy ndeshje moslojë futbollistit Mirlind Daku.
Daku u dënua nga UEFA për shkak të thirrjeve të tij ndaj serbëve dhe maqedonëve, gjest ky që i kushtoi me dy ndeshje moslojë.
Në lidhje me këtë tani ka reaguar i pari i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se futbolli është një lojë që i bashkon njerëzit dhe nuk duhet të tolerohen gjeste të tilla nga askush.
"Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera”.
(Kosova Sot Online)