
Malisheva e nis në “Zahir Pajaziti” aventurën në Ligën e Konferencës, e pret Buducnostin

Malisheva sot shkruan historinë e klubit.
Ekipi malishevas e luan sot ndeshjen e parë në histori të klubit në gara evropiane.
Ata do të përballen me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Dueli nis sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Llapit, “Zahir Pajaziti”.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mal të Zi.
(Kosova Sot Online)