Një ofertë nga Anglia për Chiesan, sulmuesi do të largohet nga Juventusi

  • 18 July 2024 - 14:54
Një ofertë nga Anglia për Chiesan, sulmuesi do të largohet nga Juventusi

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror dhe kjo gjë tanimë është e sigurt. Sulmuesi italian ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2025, derisa e ardhmja e tij duket larg Allianz Stadium, transmeton "Kosova Sot Online".

Juventus i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë më të ulët dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga Chiesa i cili po shqyrton ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Në fakt Juventusi ka pranuar ditë më parë ofertën e Romës prej 25 milionë eurove, derisa tani edhe Tottenham Hotspur ka bërë të njëjtën ofertë.

Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani po diskuton marrëveshjen me Spurs dhe tani ka mbetur në dorën e lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën, pasi ofertë të njëjtë financiare ka bërë edhe Napoli në drejtim të Zonjës së Vjetër.

26-vjeçari kërkonte një skuadër që luante në Ligën e Kampionëve, por në sezonin e ardhshëm këtë nuk mund t’ia ofrojnë skuadrat e interesuara për të si Roma, Napoli e Tottenham Hotspur.

E ardhmja e Chiesas është larg Allianz Stadium derisa java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ta përcaktuar ai klubin e ri.

(Kosova Sot Online )