Minuta e tretë, Arb Manaj kalon Dritën në epërsi ndaj Breidablik

  • E.k /
  • 25 July 2024 - 21:59
Minuta e tretë, Arb Manaj kalon Dritën në epërsi ndaj Breidablik

Drita ka arritur që shumë shpejt të kalojë në epërsi ndaj ekipit nga Islanda, Breidablik, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ishte minuta e tretë kur Arb Manaj kaloi gjilanasit në epërsi pas një aksioni të ndërtuar mirë.

Ndeshja po zhvillohet në Islandë dhe ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të synojë rezultat pozitiv, që ta ketë më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit javën tjetër në “Zahir Pajaziti”.

(Kosova Sot Online)