Erdhi me shumë bujë te Barcelona, braziliani kërkohet në Arabinë Saudite

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 17:49
Erdhi me shumë bujë te Barcelona, braziliani kërkohet në Arabinë Saudite

Al Hilal synon të nënshkruajë me Vitor Roquen. Sulmuesi brazilian është ndër objektivat kryesore të klubit saudit, ku luajnë bashkëkombësit e tij Neymar, Malcom dhe Renan Lodi. 

Kampioni kombëtar kërkon të mbrojë kurorën dhe po sheh sesi Al Ittihad, skuadra e Benzemasë, është përforcuar fuqishëm me nënshkrimet e Aouar dhe Moussa Diaby.

Tani, Vitor Roque, i cili mbërriti këtë afat kalimtar dimëror në Camp Nou në këmbim të 40 milionë eurove, duhet të vlerësojë opsionet e tij, pasi skuadra e Barçës mund të jetë e gatshme të negociojë transferimin e tij.

Fakti që nuk është regjistruar në La Liga është mesazh i qartë se është në shitje. 

Arkëtimi i parave nga ky transferimin i mundshëm do të ishte vendimtar që klubi katalanas të respektojë rregulloren e Fair Play Financiar (FFP) dhe të jetë në gjendje të hyjë në treg me garanci më të mëdha, megjithëse vendimi përfundimtar është në duart e lojtarit.

(Kosova Sot Online)