
Lexoni edhe:
Tahiri i AAK-së me goditje kundër vendimit të BE-së: Njohja e pasaportave ilegale nga BE-ja është goditje e madhe për shtetin e Kosovës
Kampioni olimpik i kërcimit së larti, Gianmarco Tamberi e ka humbur unazën e martesës gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tamberi mbajti flamurin e Italisë në ceremoninë hapëse në lumin Sena dhe aty tha se edhe e humbi unazën.
Ai bëri një postim dhe dedikim për gruan e tij, duke e “arsyetuar” humbjen e unazës.
“Nëse do të ndodhte, nëse do të më duhej ta humbja këtë unazë, nuk mund ta imagjinoja një vend më të mirë. Unaza do të mbetet përgjithmonë në shtratin e lumit të qytetit të dashurisë, fluturoi larg ndërsa përpiqesha të mbaja flamurin italian aq lart sa mundja gjatë ceremonisë së hapjes së ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë. Nëse do të më duhej ta shpikja një justifikim, nuk mund të kishte qenë kurrë kaq imagjinare. Mendoj se mund të ketë anë të madhe poetike pas asaj që ndodhi dje dhe nëse dëshironi, do ta hedhim edhe unazën tuajën në atë lumë, në mënyrë që ato të jenë bashkë përgjithmonë dhe të kemi justifikim më shumë që, siç më keni kërkuar gjithmonë, të martohemi përsëri”, thuhet në postimin e Tamberit që i dedikohet gruas së tij.
(Kosova Sot Online )