
“Ishte short i vështirë, më mbetet me punu për Olimpiadën e radhës” – Akil Gjakova flet pas humbjes në repesazh

Akil Gjakova ka folur menjëherë pas humbjes në repesazh nga japonezi, Soichi Hashimoto.
Xhudisti kosovar me këtë humbje, mbetet pa asnjë medalje olimpike në Lojërat e sivjetme Olimpike në Paris.
Ai ka thënë se e kishte një short të vështirë dhe se i mbetet të punojë më fortë për herën e radhës.
“Isha në një short mjaft të vështirë, mirëpo për të fituar duhet t’i mposhtësh të gjithë. Mua më mbetet me puni për Olimpiadën e radhës, nja katër vjet të mira me u bë gati”, tha ai.
(Kosova Sot Online)