Drita fiton edhe në Podujevë, kalon tutje në Ligën e Konferencës

  • E.k /
  • 30 July 2024 - 19:42
Drita fiton edhe në Podujevë, kalon tutje në Ligën e Konferencës

Drita ka siguruar edhe një fitore tjetër të madhe në garat europiane.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit kanë triumfuar ndaj Breidablikut edhe në Podujevë, me shifrat 1-0.

Golin për gjilanasit e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 67-të të ndeshjes, me një stil si Arjen Robben.

Ndeshjën e kaluar në Islandë, Drita e kishte fituar me shifrat 2-1, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 3-1 për bardhekaltërit nga Gjilani.

Kështu, skuadra nga Gjilani ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Konferencës, më saktësisht në fazën e tretë kualifikuese.

Aty, Drita e pret fituesin e ndeshjes Auda – Clifftonville.

(Kosova Sot Online)