
Republika e Kosovës deri tani ka fituar pesë medalje olimpike

“Paris 2024” është vetëm kampanja e tretë e Lojërave Olimpike Verore, ku merr pjesë Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E në kaq pak kohë, shteti i ri ka arritur të fitojë plot 5 medalje olimpike, prej të cilave tre janë të arta, një e argjendtë e një e bronztë.
Plot 106 shtete në gjithë botën janë pa medalje të artë olimpike verore, kurse 69 prej tyre nuk kanë asnjë të vetme.
Pa medalje në Evropë janë Shqipëria, Bosnja, Andorra, Malta, Litejnshtajni e Monako, kurse të artë nuk kanë fituar kurrë as Islanda, Qipro, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia e San Marino.
Monako ka plot 21 pjesëmarrje, Litejnshtajni, 19, Malta 17, Andorra 12, Shqipëria 9 dhe 8 herë Bosnja, pa pasur asnjë triumf. Kosova 5 herë është ngritur në podium me vetëm pjesëmarrjen e tretë.
(Kosova Sot Online)