Altetico Madrid pritet t’ia rrëmbejë sulmuesin Cityt

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 18:26
Altetico Madrid pritet t’ia rrëmbejë sulmuesin Cityt

Altetico Madrid është shumë afër që ta rrëmbejë sulmuesin e Machester Cityt.

Bëhet fjalë për argjentinasin, Julian Alvarez, i cili nuk po gjen minutat e duhur te klubi anglez.

Atletico dhe Manchester City janë shumë afër dakordimit të marrëveshjes, kanë mbetur vetëm edhe disa pika para se të vihet nënshkrimi.

Lojtari argjentinas është shprehur i gatshëm për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll, edhe pas interesimit të vazhdueshëm nga PSG-ja.

Për të kompletuar tranferimin, Atletico Madrid duhet të paguajë të paktën 80 milionë euro.

(Kosova Sot Online)