Guardiola flet për 115 akuzat që i janë bërë Cityt

  • A.P /
  • 14 September 2024 - 15:15
Guardiola flet për 115 akuzat që i janë bërë Cityt

ë hënën do të nis gjykimi ndaj Manchester Cityt, i cili akuzohet për 115 shkelje financiare.

E për këtë ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Ai ka thënë se është i lumtur që po fillon ky proces, dhe shpreson të përfundoj shpejt.

Guardiola ka deklaruar se të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia dhe se menzi po e presin vendimin përfundimtar.

“Jam i lumtur që procesi i 115 akuzave më në fund po fillon javën e ardhshme!

Filloni së shpejti, dhe shpresojmë të përfundojmë së shpejti. Paneli i pavarur do të vendosë, mezi po presim vendimin”.

Të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia, do të shohim.

Unë nuk jam avokat. Shoh që ka shumë avokatë në këtë vend dhe në Spanjë dhe me siguri e di se çfarë mezi presin njerëzit, çfarë presin. Do ta shohim.”, ka deklaruar Guardiola.

City iu referua një komisioni të pavarur për shkeljet e supozuara, që datojnë nga sezoni 2009-10, në shkurt 2023. Klubi thuhet se ka shkelur rregullat në lidhje me dhënien e informacionit të saktë financiar.

Kampioni i Anglisë akuzohet gjithashtu për shkeljen e rregullave të Premier League që kërkon që klubet të ndjekin rregulloret e UEFA-s për Fair Play për sezonet 2013-14 deri në 2017-18 dhe për shkeljen e rregullave të fitimit të Premier League dhe qëndrueshmërisë së sezoneve 2015-16 deri 2017-18.

Manchester City mund të përballet me sanksione të tilla si tërheqje pikësh ose rënie nëse shpallet fajtor.

(Kosova Sot Online)