Ballkani triumfon në derbi ndaj Prishtinës
Ballkani ka arritur të triumfoj në derbin e javës së pestë ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.
Heroi i Ballkanit ishte Bernard Karrica i cili realizoi gol në minutën e 83-të.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola.
Kjo është ndeshja e parë e kampionëve në fuqi, nën drejtimin e trajneri të ri Artim Pollozhani, i cili e ka nisur me fitore aventurën e tij tek suharekasit.
Pas kësaj fitore, Ballkani është liderë me 10 pikë, aq sa ka edhe Suhareka, kurse kryeqytetasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në pozitën e tretë momentalisht.
Ndeshjen e radhës portokallezinjtë e luajnë ndaj Dritës, kurse bardhekaltrit ndeshen me Dukagjinin.
(Kosova Sot Online)