Ten Hag flet fjalë të mëdha për Rashfordin

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 10:13
Ten Hag flet fjalë të mëdha për Rashfordin

Marcus Rashford është rikthyer në formën e tij të lartë që pati disa sezone më parë.

Ai ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim në dy ndeshjet e fundit me “Djajtë e Kuq”.

Për futbollin anglez pati disa fjalë edhe trajneri i tij, Erik ten Hag.

“Unë mendoj se ai e dinte gjithmonë, dhe çdo lojtar e di se sa i rëndësishëm është mënyra e jetesës. Kur mënyra e jetesës nuk është e duhur, nuk mund të performosh. Ju nuk merrni nivelet e duhura kur nuk keni një jetë të mirë dhe të disiplinuar”, tha fillimisht Ten Hag.

Më tutje ai lavdëroi rikthimin e anglezit si dhe tha disa fjalë të mëdha për të.

“Marcus Rashford e di kur ka pengesa se si të rikthehet dhe si të vendosë karrierën e tij si dhe performancën. Ai mori kontrollin dhe kështu është në rrugën e kthimit. Marcus e ka filluar sezonin shumë mirë tani ai duhet të vazhdojë dhe të përparojë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, vazhdoi tutje trajneri i Manchester United.

Rashford sezonin e fundit ka luajtur 43 ndeshje ku ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asitime.


(Kosova Sot Online)