Mediat zbulojnë se si Schumacher komunikon me familjarët
Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher u shfaq pak ditë më parë në “publik” në dasmën e vajzës së tij Gina.
Mediat mësuan se në ceremoninë private të dasmës së vajzës së tij të ftuarve nuk u janë lejuar telefonat për shkak të ruajtjes së privatësisë.
Megjithatë janë mësuar detaje se si shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 komunikonte me familjarët e tij.
Bëhet me dije se Schumacher arrinte të komunikonte përmes syve.
55-vjeçari ka qenë praktikisht i zhdukur nga jeta publike që nga incidenti i tij duke bërë ski në një resort në Zvicër, në vitin 2013, aksidenti që e futi atë në gjendje kome.
Një vit pas aksidentit, Schumacher doli nga koma dhe vazhdoi një fazë të gjatë rehabilitimi, por pak detaje janë zbuluar për gjendjen e tij shëndetësore që atëherë.
(Kosova Sot Online)