Arteta, tregon se nga kush inspirohet

  • A.P /
  • 02 November 2024 - 12:14
Arteta, tregon se nga kush inspirohet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se ai po inspirohet nga ekipi kombëtar “All Blacks” i Zelandës së Re në ragbi.

“All Blacks” të Zelandës së Re janë në Londër për ndeshjen e sotme ndaj Anglisë.

Para ndeshjes, ekipi vendosi ta vizitojë qendrën stërvitore të Arsenalit, me dy kapitenët, Martin Odegaard dhe Kim Little që u takuan.

Arteta dhe ekipi i tij ishin në Preston për ndeshjen e Carabao Cup, por pavarësisht se nuk ishte aty, Arteta ka zbuluar se ai mëson shumë nga “All Blacks” që llogariten si një ndër ekipet sportive më të suksesshme në histori.

Ai tha për gazetarët: “Kam një marrëdhënie të mirë me Razor, trajnerin e tyre. Ai është një inspirim. Më vjen keq që ditën kur ata erdhën tek ne, ne nuk ishim aty. Është më shumë rreth kulturës dhe rëndësisë kur vesh fanellën. Kur dikush performon në këtë mënyrë, atëherë nuk ka se si të mungojnë rezultatet”.

Arteta vazhdoi më tutje, madje duke e rekomanduar edhe një libër rreth ekipit kombëtar të Zelandës së Re.

“Ua rekomandoj të gjithëve librin ‘Legacy: Ëhat All Blacks Can Teach Us about the Bussines of Life’, Tregon shumë për ta dhe për kulturën e tyre, mentalitetin e tyre fitues”, shtoi tutje Arteta.

Trajneri spanjoll po përdorë gjithçka në rrugëtimin e tij për të fituar titullin e kampionit në Premier League.

“Topçinjtë” veçse janë pesë pikë larg liderit, Manchester Cityt dhe katër larg ndaj vendit të dytë, Liverpoolit.

Arsenali luan ndeshjen e radhës në Premier League sot (e shtunë) ndaj Neëcastle, me fillim nga ora 13:30.

(Kosova Sot Online)