Manaj bën me 'dhimbje koke' Sylvinho-n
Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, rrezikon të mungojë në ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit në muskul.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, Sivaspor përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.
(Kosova Sot Online)
(Kosova Sot Online)