Neymar flet pas lëndimit të ri
Neymar ka ngritur shqetësime tek Al-Hilal pasi u lëndua në ndeshjen e tij të dytë gjatë këtij viti.
Sulmuesi brazilian u detyrua ta lë lojën në minutën e 86-të, në ndeshjen e klubit saudit në Ligën e Kampionëve të Azisë.
“Më dukej si një ngërç, vetëm se më i fortë. Do të bëj disa teste dhe shpresoj që nuk është diçka serioze”, ka shkruar ylli brazilian në “Instagram”.
“Është normal për një gjë të tillë të ndodhë, kur nuk luan për një vit. Mjekët më paralajmëruan”, shtoi ai.
Neymar e kishte këputur ligamentin e gjurit në tetor të vitit 2023, gjatë ndeshjes Brazil – Uruguai për kualifikimet e Botërorit.
Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Al-Hilal që nga kalimi i tij prej PSG-së më 2023.
(Kosova Sot Online)