Ja pse Yamal do të mungojë tri javë

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 15:08
Ja pse Yamal do të mungojë tri javë

Lamine Yamal nuk mundi ta ndihmonte Barcelonën mbrëmë në humbjen nga Real Sociedadi shkaku i lëndimit dhe menjëherë u vërejt mungesa e tij.

Talenti spanjoll ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës dhe në bazë të raportit të sotëm mjekësor të gjigantit katalunas, 17 vjeçari do të mungojë dy deri në tri javë.

Me këtë rast, ylli i Euro 2024 nuk do të mundë ta ndihmojë as Kombëtaren e Spanjës në Ligën e Kombeve.

Kësisoj, “Stuhia e Kuqe” e ka ftuar sulmuesin e Gironës, Bryan Gil në vend të talentit të Barçës.

“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle e kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, shkruan në komunikatën e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Yamal është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm tek Barcelona, por edhe tek Kombëtarja e Spanjës. 

(Kosova Sot Online)