Man Utd fiton ndaj Bodo/Glimt
Viktor Amorim e ka arritur fitoren e parë si trajner i Manchester United.
“Djajtë e Kuq fituan sonte në Ligën e Evropës ndaj Bodo/Glimt në shtëpi me mund të madh 3:2.
Alejandro Garnacho kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.
Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin.
Fillimisht Evjen barazoi shifrat në minutën e 19-të, kurse katër minuta më vonë, Zinckernagel shënoi për 1:2.
Rasmus Hojlund në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi për 2:2.
Ishte sërish Hojlund që shënoi në minutën e 50-të për fitoren e anglezëve.
Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 11-të në tabelë.
(Kosova Sot Online)