Rodrygo i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 11:16
Rodrygo i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes

Rodrygo Goes, ka konfirmuar rikthimin e tij pas një periudhe mungese për shkak të një lëndimi.

Braziliani, i cili ka luajtur një rol kyç në fillimin e sezonit për ekipin, tani është plotësisht i gatshëm të rikthehet në fushë dhe të ndihmojë skuadrën për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Rodrygo, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Osasunas, ka zhvilluar tashmë stërvitje intensive dhe ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.

Lajmi i rikthimit të tij ka shpërthyer optimizëm në kampin madrilen, pasi trajneri Carlo Ancelotti mund të mbështetet përsëri te sulmuesi, i cili ka shënuar disa gola të rëndësishëm në fillim të sezonit.

Rodrygo është i gatshëm të jetë pjesë e listës së titullarëve për sfidën e së dielës ndaj Getafes në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)