Juventus është e hapur për shitjen e Vlahovic të Arsenali

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 08:06
Juventus është e hapur për shitjen e Vlahovic të Arsenali

Raportohet se Juventus është “i hapur” për mundësinë e shitjes së sulmuesit Dusan Vlahovic gjatë merkatos së janarit, pas interesit të raportuar nga Arsenal për të, pas lëndimit të rëndë të Gabriel Jesus që besohet se ka përfunduar sezoni për të

Juventus nuk ka marrë asnjë ofertë, formalisht nga asnjë klub deri tani, por Giovanni Albanese i Gazzetta dello Sport dhe SportItalia pretendon se Bianconerët mund të miratojnë shitjen e Vlahovic nëse vjen një ofertë tërheqëse.

Kuptohet se Arsenal tani është në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë dritares së transferimeve të janarit, pas lajmit të martën se Gabriel Jesus ka nevojë për një operacion për një lëndim të ligamentit të kryqëzuar (ACL) që do ta mbajë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.

Situata e kontratës së Vlahovic është pjesë e arsyeve pse Juventus mund të jetë i hapur për idenë e një shitjeje në janar.

Ylli serb ka një marrëveshje që zgjat deri në verën e vitit 2026, që do të thotë se ai do të jetë në 12 muajt e fundit të kontratës kur të hapet dritarja e transferimeve të verës. Negociatat për një rinovim mund të jenë të vështira për Bianconerët, pasi Vlahovic aktualisht është lojtari që fiton më shumë në ligë. 

(Kosova Sot Online)