Në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë, vdiq gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

  • A.P /
  • 17 February 2025 - 14:26
Në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë, vdiq gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale.

“Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, përmes kryetarit Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe komunitetit të futbollit për humbjen e hershme të gjyqtarit me perspektivë.

(Kosova Sot Online)