
Laurine Gashi eliminohet në raundin e parë në Grand Prix i Linz

Laurine Gashi është përshëndetur herët nga Grand Prix i xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Xhudistja e re kosovare u eliminua qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Gashi pati punë me italianen, Ylenia Monaco, duke humbur vetëm në “Golden Score”.
Ajo bëri një luftë të mirë, por në fund fati nuk e përcolli.
Sot do të garojë edhe Distria Krasniqi, po në 52 kilogramë, e cila ka kaluar pa luftë në raundin e dytë.
(Kosova Sot Online)