
Manchester City assesi të ketë vazhdimësi në Premierligë

Manchester City assesi të ketë vazhdimësi këtë edicion në Premierligë.
Të besuarit e Pep Guardiolës janë mposhtur në “City Ground” nga Nottingham Forest me shifrat 1-0.
Golin për fitoren e skuadrës së drejtuar nga Nuno Espirito Santo e shënoi Callum Hudson-Odoi në minutën e 83-të të ndeshjes.
City pati disa raste të mira shënimi gjatë ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë.
Me këtë fitore, Nottingham është i treti me 51 pikë, katër më shumë se City që zë pozitën e katërt.
Vendi i parë i takon Liverpoolit me 67 pikë, derisa 54 sosh i ka Arsenali në vendin e dytë.
(Kosova Sot Online)