
Shqipëria në ofanzivë për Ibrahimovicin, që Kosova e do prej shumë kohësh

Kosova duket se po e humb edhe një tjetër super-yll të ri.
Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqet të bindë sulmuesin e Lazios, produktin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic të vishet kuqezi dhe nuk dorëzohet në këtë drejtim.
Siç raporton “Telesport”, edhe Elseid Hysaj ka pasur biseda me futbollistin 19 vjeç nga Kosova i cili menaxhohet nga agjencia e themeluar nga djali i legjendës Karl-Heinz Rummenige.
Kohë më parë, zv. drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, pati konfirmuar në emisionin “Favorit” bisedimet me Ibrahimovicin.
“Kemi pasë biseda direkte me të (Ibrahimovicin), trajnerin dhe familjarët e tij. Po e ndjekim çdo vikend me ekipin”, kishte deklaruar në Ujkani.
(Kosova Sot Online)