'MARCA' i kishte renditur gjashtë lojtarët më të mirë të historisë, përfshihen Ronaldo, Messi, Pele e Maradona

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 10:37
'MARCA' i kishte renditur gjashtë lojtarët më të mirë të historisë, përfshihen Ronaldo, Messi, Pele e Maradona

Në tetor të vitit të kaluar, “MARCA” kishte renditur gjashtë futbollistët më të mirë të historisë – por, përpos Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, kush tjetër ishte përfshirë?

40-vjeçari Cristiano Ronaldo dhe 37-vjeçari Lionel Messi, shumë shpesh krahasohen nga fansat e tyre dhe nga shumëkush konsiderohen si lojtarët më të mirë të historisë – me 13 Topa të Artë të fituar së bashku – tetë nga Lionel Messi e pesë nga Cristiano Ronaldo.

Por, kush ishin edhe katër lojtarët e tjerë, të përfshirë në listën e “MARCA-s”?

Dyshja ikonike nga Amerika e Jugut, Pele dhe Maradona ishin të përfshirë në këtë listë, me dyshen në fjalë që ka të fituar katër medalje të Kupës së Botës – së bashku.

Messi ishte i pari në listë, me Ronaldon që ishte i dyti, Pele i treti, por Maradona nuk ishte i katërti.

Në vend të tij, mediumi spanjoll vendosi ta renditë ish-sulmuesin e Real Madridit, Alfredo di Stefano.

Di Stefano, i cili vdiq në vitin 2014 si 88-vjeçar, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të “Los Blancos”, me 306 gola të shënuar në 392 paraqitje, në vitet 1953 – 1964.

Maradona ishte emëruar në vendin e pestë në listën e “MARCA-s”, me legjendën e Ajaxit e Barcelonës që zinte pozitën e gjashtë.

 “MARCA” shkruante: “Në gjashtëshen e madhe, secili ka një rekord impresiv. Messi ka fituar më shumë se të gjithë, andaj ai e ka nderin të njihet si njëshi i njëshave”.

Si rezultat i kësaj, Messi pranoi një çmim, i njohur me emrin si “MARCA America Aëard”.

Me Ronaldon dhe Messin që janë në krye të listës, çfarë kanë thënë më herët kjo dyshe për debatin e më të mirit të historisë?

 “Po shikoja një ditë një statistikë, duke mos qenë majtak, unë jam në listën e top dhjetë golashënuesve të historisë, që kanë shënuar me këmbën e majtë”, ka thënë Ronaldo për “El Chiringuito” më herët këtë vit.

“Po ashtu me kokë e me këmbën time të djathtë, edhe me penallti. Me të gjitha”.

“Po flas për numra”, shtoi ai më pas. “Mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar. Sipas mendimit tim, jam unë”.

“Unë bëj gjithçka mirë në futboll: me kokën time, me goditjen e dënimit, këmbën e majtë. Jam i shpejt e jam i fortë”.

 “Një gjë tjetër është shija – nëse ju pëlqen Messi, Pele, Maradona, e kuptoj këtë dhe e respektoj – por të thuash se Ronaldo nuk është i kompletuar… Unë jam më i kompletuari. Nuk kam parë dikë më të mirë se unë dhe e them nga zemra”.

Çfarë ka thënë Messi rreth kësaj teme?

Lojtari i Inter Miamit shumë rrallë i është përgjigjur direkt pyetjeve rreth më të mirit të historisë, por ai e kishte bërë një gjë të tillë më 2018 për “PAPER”.

 “Unë nuk e konsideroj vetën time si më të mirin, unë mendoj se jam thjesht një lojtar tjetër”, ka thënë Messi.

“Në fushë, të gjithë jemi të njëjtë kur ndeshja fillon”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)