Rekordi i Interit pa Lautaron këtë sezon, ky i fundit do të mungojë

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 14:17
Rekordi i Interit pa Lautaron këtë sezon, ky i fundit do të mungojë

Me Lautaro Martinez jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë, Interi pritet të përballet me një sfidë vendimtare në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës pa kapitenin dhe golashënuesin kryesor.

Megjithatë, statistikat i japin arsye të forta optimizmi skuadrës së Simone Inzaghit.

Martinez ka qenë një figurë kyçe këtë sezon — duke shënuar 21 gola dhe dhënë gjashtë asistime në 47 paraqitje — por Nerazzurrët kanë mbetur të pamposhtur edhe pa të.

27-vjeçari ka munguar në gjashtë ndeshje këtë kampanjë, qoftë duke qëndruar në stol për 90 minuta ose për shkak dëmtimi.

Interi i ka fituar pesë prej atyre takimeve dhe ka barazuar një tjetër, 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit.

Në ato pesë fitore, Interi ka shënuar 13 gola dhe ka pësuar vetëm dy, duke përfshirë edhe fitoren e thellë 5-0 kundër Veronës — të njëjtën skuadër që përballen sot në Serie A.

Gjithsesi, Martinez ka qenë vendimtar në rrugëtimin e Interit në Ligën e Kampionëve, me tetë gola në 12 paraqitje, përfshirë gola në pesë ndeshje radhazi dhe në të dyja ndeshjet e çerekfinales kundër Bayern Munichut.

Ndërkohë, Barcelona shpreson të ketë sërish në dispozicion Robert Leëandoëskin për përballjen e së martës në San Siro, pasi sulmuesi polak mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një problemi muskulor.

(Kosova Sot Online)