
Brazilianët e ngutin Ancelottin: Vendimi për selektorin e ri para javës së ardhshme

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra e saj për ta angazhuar Carlo Ancelottin, përkundër frenimit të disa ditëve më parë.
CBF dëshiron që çështja të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mund t’i planifikojë gjërat për të ardhmee.
Sipas tyre, emri i selektorit të ri të Brazilit duhet të zyrtarizohet shumë shpejt, për t’i drejtuar Raphinhan me shokë në sfidat kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguait.
(Kosova Sot Online)