Leao shënon një gol ia dedikon Diogo Jotas

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 16:06
Leao shënon një gol ia dedikon Diogo Jotas

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, ka dedikuar golin e shënuar në miqësoren e Milanit ndaj Liverpoolit bashkëkombësit të tij të ndjerë, Diogo Jota. Ndeshja është pjesë e përgatitjeve parasezonale të Milanit dhe po zhvillohet në Hong Kong.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje mes dy gjigantëve të futbollit evropian përfundoi me barazim 1-1, me golat e shënuar nga Leao në minutën e 10-të dhe Dominik Szoboszlai në minutën e 26-të.

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes, i shënuar nga ylli portugez i Milanit, mori vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për bukurinë e tij, por edhe për dedikimin emocionues që Leao bëri pas shënimit.

Leao vendosi të dedikonte këtë gol të bukur për Diogo Jota, ish-lojtarin e Liverpoolit, i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij disa javë më parë. Ky akt i shprehur nga Leao shprehu nderimin dhe respektin e tij për Jota-n dhe dhimbjen që ka ndjerë për humbjen e një lojtari të talentuar dhe të dashur për shumë tifozë.

(Kosova Sot Online)