Ja përgjigjja e Ronaldos kur u pyet se kush do të fitojë 'Ballon d’Or 2025'

Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, nuk u përfshi në listën e kandidatëve për Çmimin Ballon d’Or 2025 për herë të dytë radhazi.
Asnjë lojtar nga ligat jashtë pesë më të forta në Evropë nuk është në listën me 30 emra, që do të thotë se as Ronaldo e as Lionel Messi nuk arritën të nominohen.
Ronaldo ka fituar çmimin pesë herë, por në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më kritik ndaj tij.
Në vitin 2024, ai e përshkroi Ballon d’Or si “pa kredibilitet” pasi mesfushori i Manchester City, Rodri, u shpall fitues përpara Vinicius Junior nga Real Madrid.
Tani, në moshën 40-vjeçare dhe pas rinovimit të kontratës për dy vite të tjera me Al Nassr në Ligën Saudite, duket se shansi më i mirë i Ronaldos për një nominim do jetë performanca e tij në Kupën e Botës 2026 me Portugali.
(Kosova Sot Online)