Jashari: Tare më premtoi se do të bënte gjithçka për të më sjellë te Milani

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 13:42
Jashari: Tare më premtoi se do të bënte gjithçka për të më sjellë te Milani

Ardon Jashari ka folur sot në konferencë për shtyp si futbollist i ri i Milanit.

Ylli shqiptar e ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u transferuar veç tek gjiganti italian përkundër faktit se kishte edhe oferta të tjera.

Ai e ka përshëndetur punën e bërë nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili i kishte premtuar se do të bënte gjithçka që është e mundur për ta sjellë në Milano.

Gjithashtu, përfaqësuesi zviceran ka folur për aftësitë dhe karakteristikat e tij, futbollistët modelë dhe për objektivat që i ka me “Rossoneri”.

“Të jem këtu është një ëndërr që u bë realitet, e doja vetëm Milanin. Ka një harmoni të madhe në dhomat e zhveshjes.”

“E dija se nuk do të ishte e lehtë të largohesha nga Club Brugge. Tare më ka thënë se do të bënte gjithçka që është e mundur për të më sjellë këtu.”

(Kosova Sot Online)