
Lojtari i Manchester United kërkon largimin nga klubi

Manchester United pësoi një humbe 1-0 në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Arsenalit, dhe një lojtar thuhet se po shtyn për një transferim larg klubit pas këtij starti të Premier League.
Ekipi i Ruben Amorim dominoi zotërimin e topit dhe pati 22 tentime drejt portës, krahasuar me 9 të Arsenalit, por nuk arriti të barazojë pas golit të Riccardo Calafiori në pjesën e parë.
Pas ndeshjes, vëmendja nuk ishte vetëm te loja, por edhe te çështjet jashtë fushës, me Rasmus Hojlund dhe Andre Onana ndër të lënë jashtë listës së ndeshjes.
Hojlund po tërheq interes për huazim nga AC Milan.
Onana ka të ardhme të pasigurt, pasi Amorim preferoi të zgjidhte Altay Bayindir dhe Tom Heaton për ndeshjen.
Një mungesë tjetër ishte edhe mbrojtësi i majtë Harry Amass.
18-vjeçari ishte pjesë e turneut post-sezon të United në Hong Kong në maj, por nuk luajti në ndeshjet e para-sezonit.
BBC Sport raporton se ai u tërhoq nga ndeshja e U21 kundër Tamworth, për shkak të një huazimi të pritur.
Amass është lidhur prej disa javësh me një transferim te klubi në krizë Sheffield Wednesday.
Wednesday ishte nën embargo transferimi nga EFL për mos pagesën e pagave për dy muaj rresht, gjë që shkaktoi që disa lojtarë të ndërprenë kontratat dhe të largoheshin.
Embargoja u hoq më 10 gusht, por klubi nuk mund të paguajë tarifë transferimi ose huazimi deri në vitin 2027.
(Kosova Sot Online)