Ronaldo do t’i duhet të presë ende që ta shijojë një trofe me Al Nassr

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 17:16
Ronaldo do t’i duhet të presë ende që ta shijojë një trofe me Al Nassr

Cristiano Ronaldos do t’i duhet të presë ende që ta shijojë një trofe me Al Nassr.

Edhe pas dy viteve e gjysmë, ylli portugez që ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, nuk ka fituar një me ekipin nga Arabia Saudite.

Sot, në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, Al Nassr u mposht pas penalltive nga Al Ahli.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2:2 dhe sipas rregullave atje, nuk ka 30 minuta vazhdime, por direkt në penallti.

Cristiano Ronaldo kaloi Al Nassr në epërsi në minutën e 41-të me gol nga penalltia, duke e realizuar kësisoj golin e tij të 100-të për Al Nassr.

Barazimi erdhi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, kur Kessie shënoi.

Në minutën e 82-të, Marcelo Brozovic e riktheu epërsinë e vendasve, por Ibanez barazoi për Al Ahlin në minutën e 89-të.

Në penallti, Al Ahli fitoi 5:4, me vetëm Al Khaibari që dështoi të shënonte nga 11-metërshi.


(Kosova Sot Online)