
Edon Zhegrova pritet në Juventus me flamur

Edon Zhegrova zbarkoi në Torino në mëngjesin e sotëm dhe u prit nga dhjetëra tifozë të Juventusit.
Ylli kosovar madje u prit edhe me një flamur të UÇK-së, i cili u pa derisa futbollisti i deritashëm i Lillet po jepte autografe për tifozët, të cilët po e thërrisnin emrin e tij.
Përfaqësuesi kosovar nënshkroi me shumë kënaqësi në flamurin e UÇK-së, të cilin e mbanin në duar disa tifozë shqiptarë.
Pasi u përshëndet me tifozët, të cilët i uruan mirëseardhje, 26-vjeçari e mori rrugën drejt qendrës ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën me Bardhezinjtë.
(Kosova Sot Online)