Yamal nuk mund të largohet nga Turqia pasi ka humbur pasaportën

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 10:00
Yamal nuk mund të largohet nga Turqia pasi ka humbur pasaportën

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, raportohet se nuk mund të largohet nga Turqia pasi ka humbur pasaportën e tij, shkruan APA.

Sipas mediumit turk Beyaz Futbol, lojtari e ka humbur dokumentin pas ndeshjes së kualifikimeve për Euro mes Spanjës dhe Turqisë.

Pavarësisht një kërkimi të imtësishëm, përfshirë edhe brenda dhomës së zhveshjes, Yamal nuk ka arritur ta gjejë atë.

Ende mbetet e paqartë se si sulmuesi 17-vjeçar do të mund ta kalojë kufirin turk dhe të kthehet në Spanjë.

Spanja e mposhti Turqinë me rezultat 6–0 në ndeshjen e zhvilluar dje.

(Kosova Sot Online)