Kosova e ka mposhtur Suedinë në 'Fadil Vokrri' në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 22:40
Kosova e ka mposhtur Suedinë në 'Fadil Vokrri' në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026

Kosova e ka mposhtur Suedinë në 'Fadil Vokrri' me rezultat  2-0, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Golin e parë e shënoi mesfushori Elvis Rexhbeçaj, në minutë e 26-të.

Goli erdhi pas një dalje të shpejt nga Kosova në kundërsulm, duke e ekspozuar tërësisht mbrojtjen e mysafirëve.

I dyti gol erdhi nga Vedat Muriqi, që shënoi pas një kundërsulmi po ashtu, i ndërtuar me Albion Rrahmanin.

Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia, pas një kundërsulmi pothuajse të njëjtë.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Kosova u mbajt për 45 minuta, madje edhe krijoi disa raste të mira shënimi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Lindon Emërllahu u ndëshkua me të kuq.

Kështu, me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve, pas dy ndeshjeve, duke zënë vendin e dytë në tabelë, pas Zvicrës.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova i luan në tetor.

(Kosova Sot Online)