Muriqi pas fitores ndaj Suedisë: Mentalitet, karakter, shpirt luftarak

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 12:00
Muriqi pas fitores ndaj Suedisë: Mentalitet, karakter, shpirt luftarak

Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Sulmuesi kosovar e realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës.

E sot, futbollisti i Mallorcës sot e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.

(Kosova Sot Online)